Trupi i Faton Hajrizit kthehet në Kosovë, MPJD: Po kryhen procedurat mjeko-ligjore

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit, i cili u raportua si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, ka mbërritur në Kosovë në orët e para të së premtes, ndërsa institucionet përkatëse të Kosovës po vazhdojnë me procedurat mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka konfirmuar zyrtarisht se trupi i pajetë i Faton Hajrizit tashmë ka mbërritur në Kosovë.

MPJD-ja ka bërë të ditur se institucionet përkatëse po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë. Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit ka arritur në Kosovë në orët e para të së premtes.

Vetura me të cilën po transportohej trupi i tij arriti në Merdar rreth orës 02:00.

Avokati i angazhuar nga familja Hajrizi, Arianit Koci, ka thënë se trupi i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore, prokurorisë dhe Policisë si dhe do të ketë ekzaminime shtesë.

“Do të ketë ekzaminime shtesë, është në kompetencë të prokurorit, besoj deri të hënë apo të martën do të kryhen të gjitha. Gjitha dokumentet që kam pasur ia kam dorëzuar prokurorisë sonë, policisë, kështu që kemi pasur një koordinim të shkëlqyer. Shumë na ka ndihmuar Zyra e Kosovës në Beograd dhe Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë Koci në një prononcim për media në Merdar.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër.

Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit arrin në Kosovë

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika