Të plagosur në sy, krah e shpinë; Detaje nga plagosja e trefishtë në Veternik

Në lagjen Veternik të Prishtinës, një rrahje që ndodhi mëngjesin e sotëm përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit, duke plagosur tre persona – një djalë në sy dhe dy vajza në krah dhe shpinë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Një incident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Veternik” të Prishtinës, ku një rrahje mes disa individëve ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Tre persona, përkatësisht një djalë dhe dy vajza, kanë pësuar plagë nga arma e zjarrit.

Siç ka mësuar Dukagjini, djali është plagosur në sy, njëra vajzë në krah dhe tjetra në shpinë.

Ndërkaq, nga QKUK, ku kanë marrë trajtimin mjekësor, kanë njoftuar se gjendja e tyre është stabile dhe të njëjtit pas konsultimeve të nevojshme do të lëshohen për në shtëpi.

Siç e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 06:30.

“Rreth orës 06:30 është raportuar për një rrahje mes disa personash që ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri, të ndodhur në lagjen ‘Veterniku’ në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë tre persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.

Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar Ahmeti.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika