Novosella: I kemi ngritur flamujt kombëtarë në dyert e të burgosurve politikë

Selatin Novosella, ish-i burgosur politik, ka rrëfyer në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini për veprimtarinë tij dhe për arrestimin e torturat e përjetuara nga regjimi i jugosllav përmes Sigurimit të Shtetit të njohur si UDB.

Herën e parë ishte burgosur rreth 60 vite më parë.

“Në fillim të korrikut të vitit ’64. Kam qenë antar i Lëvizjes Revolucionare për bashkimin e shqiptarëve, veprimet e të cilës janë bë në asi ilegaliteti që më vonë do të kuptoj, shumë më vonë se kryetar kishte qenë Adem Demaçi, vëllau im Sabriu kishte qenë antar i asaj organizate…”

“Rrnoft Shqipnia” ishte parulla e parë e shkruar nga Selatin Novosella si fëmijë[17 vjeçar] në Vushtrri, por pa e ditur e pa e kuptuar mirë mesazhin e parullës, por që më vonë e ka kuptuar se ajo ishte domethënëse dhe se “pa rrnu Shqipëria, Kosova nuk rrnon. Sot nuk rrnon. Atë më ka thënë Hilmi Rakovica”, deklaroi Novosella.

Novosella ka treguar se kjo parullë ishte shkruar në të njëjtën kohë në formë të aksionit në të gjithë territorin e Kosovës.

Në një aksion tjetër ai ka thënë se vetëm në Prishtinë së bashku me 4 shokë të tjerë kishin ngritur 40 flamuj kombëtarë në fund të korrikut të ’64-tës.

“Kishim një bindje që me e bë me dije pushtetin që se na mundemi me ngrit edhe ma shumë se kemi shumë… flamujt i kemi ngjitë kryesisht nëpër dyert e të burgosurve politikë…ndërsa në derën e Adem Demaçit[i cili ishte dënuar me 15 vjet burg] nje shok me tha duhet t’i ngjesim dy flamuj”.

Kjo simbolikë, sipas Novosellës, ishte për t’i dërguar mesazh pushtetit se nëse Demaçi ka qenë udhëheqësi ynë një herë, pas arrestimit do të jetë dy herë më shumë.

 

 

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika