Zekaj e quan të drejtë vendimin e MD-së, që refuzoi t’i japë Serbisë provat për Radoiçiqin

Qeveria e Kosovës ka refuzuar t’i japë Serbisë provat për Milan Radojiçiqin, avokati Yll Zekaj këtë vendim e quan të drejtë, pasi sipas tij nëse dalin prova të tilla, nuk do të kishte garancion kredibil në trajtimin e tyre

Avokati, Yll Zekaj në "Rreth e Rrotull"

Nga Beogradi erdhi kërkesë në Prishtinë që autoritetet nga Kosova t’ia dërgojnë Serbisë provat për Milan Radojiçiqin, i cili udhëhoqi grupin serb që kreu sulmin terrorist më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Por, Qeveria e Kosovës e ka refuzuar këtë kërkesë.

Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Drejtësisë ka thënë për Televizionin Dukagjini se kërkesa është e kundërligjshme.

Avokati Yll Zekaj, i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka thënë se kjo kërkesë e refuzuar nga Ministria e Drejtësisë është e drejtë.

“Ministria e Drejtësisë me të drejtë ka refuzuar kërkesën e shtetit serb për të ofruar provat, duke arsyetuar në nenin 85 te ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, ku në raste të caktuara lejohet edhe refuzimi i kërkesave,” tha Zekaj.

E një refuzim i tillë, Zekaj thotë se lejohet kur me kërkesë të tillë rezikohet të cenohet siguria e shtetit apo të cenohen kredibiliteti i provave.

“Dhe është më se e vërtetuar kur nga shteti i Serbisë kemi pasur trajnimet e këtij grupi terrorist, financimin dhe involvimin në shtetin e Kosovës të këtij grupi, e të gjitha këto përbëjnë vepra të veçanta penale, për të cilën duhet të ndjeken pjesëtarët e këtij grupi,” shtoi Zekaj.

“Nëse prova të tilla dalin nga Prokuroria Speciale dhe i dorëzohen Serbisë, nuk kemi garancion në trajtimin kredibil të këtyre provave,” deklaroi Zekaj.

Sipas tij, është edhe e mundshme që nëse dorëzohen provat “ të bëhet prishja e hetimeve, në këtë rast që është rasti që ka bërë bujë, ku ky rast hyn në kuadër të elementeve të veprave penale të terrorizmit.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika