MAShTI: Janë marrë masa adekuate ndaj 2 administruesve

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë bërë të ditur se për mosrespektimin  e udhëzimeve gjatë mbajtjes së pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë, janë marrë masa adekuate ndaj administruesve

Ilustrim

Mëngjesin e së premtes së 17 qershorit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përmes një postimi njoftuan për informacionet që kanë mbledhur në terren, ku thuhet se është vërejtur një avancim në procesin e administrimit të pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë.

Pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë u mbajt më 4 qershor, ku nxënësit  iu nënshtruan pyetjeve nga lënda e Matematikës, Informatikës, Shkencave Natyrore, Fizikës dhe Kimisë.

MAShTI ka falenderuar Drejtoritë Komunale të Arsimit për bashkëpunimin gjatë prcoesit të testit.

“MAShTI, me këtë rast, falenderon Drejtoritë Komunale të Arsimit për bashkëpunimin dhe angazhimin e shtuar në eliminimin e problemeve gjatë procesit të mbajtjes së testit. Megjithatë, edhe këtë herë janë evidentuar disa probleme në disa Qendra të Testimit, si pasojë e mosrespektimit të udhëzimeve të hartuara nga MAShTI”, thuhet në njoftimin e MAShTIT.

Problemet që janë hasur në pjesën e dytë të Testit të Arritshmërisë, sipas MAShTIT janë:

  • Mospërmbajtja e rregullave dhe udhëzimeve nga komisionerët dhe administruesit e Qendrave të Testimit
  • Vonesa të administruesve në disa qendra të testimit, dhe përdorimi i telefonave celular nga nxënësit.

Lidhur me mosrespektimin e udhëzimeve gjatë mbajtjes së pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë janë marrë masat adekuate ndaj 2 administruesve, ndërsa nxënësve të cilët kanë përdorur telefonin celular dhe që janë evidentuar nga administruesit t’u llogariten vetëm pikët nga lëndët në pjesën e parë të testit, kështu ka bërë të ditur, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika