Haliti për urën e Ibrit: Kurti në politikë shpesh vepron si një fëmijë

Xhavit Haliti në RTV Dukagjini, "Five"

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me tentimet për hapjen e urës së Ibrit i “mbyll” të gjitha rrugët për Kosovën.

Haliti ka akuzuar Kurtin se në politikë në shumë raste vepron si një fëmijë i cili kërkon vëmendje duke krijuar probleme.

“Albini tenton të hap një urë për vete, por mbyll të gjitha rrugët për Kosovën
Albini në politikë shpesh herë vepron si një fëmijë i cili kërkon vëmendje duke krijuar probleme. Strategjia e Albinit nuk është të zgjidhë probleme, por sa publicitet do të marrë. Për të treguar rëndësinë e tij, Albini shumë shpesh krijon probleme, probleme dhe vetëm probleme.”, ka shkruar Haliti në Facebook.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika