Vdesin dy pacientë në Klinikën Infektive, ishin të prekur edhe nga COVID-19

Dy pacientë të moshuar, të cilët ishin të prekur nga COVID-19 dhe sëmundje të tjera të rënda, kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Kosovë

Ilustrim

Dy pacientë, të cilët ishin të prekur nga COVID-19, kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Kosovë.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka bërë të ditur se të dy pacientët, përveç infeksionit me koronavirus, kishin edhe sëmundje të tjera të rënda.

“Të premten ka ardhë një pacient në moshën 80-vjeçare, i cili ka pasur sëmundje shumë të rënda me karcenom dhe sëmundje tjera, dhe njëkohësisht ka rezultu testi për Covid pozitiv dhe e kanë sjell në Intenziv dhe ai ka vdekur dikur për 2 orë. Dhe, po të premten ka qenë një pacient tjetër me probleme në mushkëri edhe ai ka rezultuar pozitiv dhe ai ka vdekur, në Klinikën Infektive”, ka thënë Vishaj për Telegrafin.

Pavarësisht këtyre rasteve, Vishaj theksoi se situata epidemiologjike në vend është e qetë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika