KFOR-i me patrulla përgjatë vijës kufitare në Prishtinë e Istog

KFOR-i njofton se kanë patrulluar kufirin administrativ në Istog dhe vijën kufitare administrative të Prishtinës

Trupat italiane të KFOR-it kanë njoftuar se po patrullojnë kufirin në Istog dhe vijën kufitare të Prishtinës.

“Ushtarët italianë të caktuar në Komandën Rajonale në perëndim të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kryen patrullime të rregullta përgjatë vijës kufitare administrative në komunën e Istogut.”

Këto patrulla, siç njofton KFOR-i, janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it, për të siguruar një mjedis të sigurt lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Po ashtu, personeli gjerman nga Komanda Rajonale në Lindje e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja ka kryer patrulla përgjatë vijës kufitare administrative në Komunën e Prishtinës.

“Këto aktivitete ndihmojnë në promovimin e sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet lokale dhe për të konsoliduar stabilitetin,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika