Gashi: Vizita e shefit të CIA-s rikonfirmon mbështetjen e ShBA-së për sovranitetin e Kosovës

Xhavit Gashi, ish-atasheu ushtarak i Kosovës në ShBA, ka komentuar vizitën e fundit të shefit të CIA-s në Kosovë, duke e konsideruar atë si një rikonfirmim të mbështetjes së ShBA-së për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës

Ish-atasheu ushtarak i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhavit Gashi, ka komentuar vizitën e fundit të shefit të CIA-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si një rikonfirmim të mbështetjes së vazhdueshme të ShBA-së për sigurinë, stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Gashi theksoi rëndësinë e kësaj vizite, duke përmendur se mbështetja e ShBA-së nuk është diçka e re, por se kjo vizitë nga një nivel i tillë i lartë nënvizon përkushtimin e ShBA-së ndaj Kosovës dhe rajonit.

“Është një e një rëndësisë të veçantë për shumë arsye. Arsyeja kryesore është pra që nuk është lajm i ri po është një rikonfirmim nga një nivel i tillë, pra nga vetë drejtori i CIA-s për mbështetjen e vazhdueshme që ofrojnë ShBA-të për sigurinë, stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës por edhe të rajonit”, ka thënë Gashi në “FIVE” të Dukagjinit.

Gashi gjithashtu theksoi se ShBA-ja pret që Kosova të ruajë rolin e saj në sigurinë rajonale.

“Atëherë në kontekstin e aspektit të sigurisë në kohën ku ndodhemi mes sfidave të sigurisë… rreziku më i madh është nga Rusia, lufta në Ukrainë. Kjo është një rëndësie të vençat për neve, që ShBA-të e trajtojnë Kosovën si partner strategjik, partner i vogël po i besueshme. Pra nuk presin që të diskutojnë vetëm për çështje të brendshme, por presin që Kosova ta luajë rolin në sigurinë rajonale të jetë faktor stabilizues dhe jodestabilizues”, ka shtuar Gashi.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika