Rexhepi: Pjesëtari i UDB-së, Daut Morina më goditi me grusht, m’u duk se m’u thye nofulla

Po ashtu sipas Rexhepit, Daut Morina e goditi përsëri me një objekt afër këmbës duke e lënë gati të palëvizur

Mehmetali Rexhepi

Ish i burgosuri politik, Mehmetali Rexhepi, ka treguar në “Debat Plus” se si pjesëtari i UDB-së, Daut Morina, e kishte goditur aq shumë në fytyrë, saqë kishte menduar se ia ka thyer nofullën.

Po ashtu, sipas Rexhepit, Morina e goditi përsëri me një objekt afër këmbës, duke e lënë gati të palëvizur.

“Erdh Daut Morina, hiç pa pritë, ma dha një goditje m’u duk se m’u thye nofulla, nuk mundesha ta mbyllja gojën, me grusht më goditi. Më tha ti e di cfarë duhet t’i tregosh agës Dan, çka s’ju ke kallzu këtyre tjerëve. I ka marrë ato tega që i mbante Ramadan Sermaxhaj. Si kam qenë në këmbë… më ka goditë këtu (bën shenj te pjesa e djathtë e barkut), ka kërsitë sikur kërcet një llamarinë teneqe dhe m’u ka mpirë këmba. Njeriu është qenie speciale, sipas shumë studiuesve nuk është spjegu deri në fund qenia njerëzore, ka dukuri të fshehta te njeriu. Unë thashë më s’më funksionon ajo këmbë, për çudi s’e ndjeva. Ku u ktheva në dhomë… erdhën shokët të trishtuar se vetë e kishin përjetu edhe ata… E pyeta o Shemsi po më vjen keq, po kam klithë bre Shemsi. Më tha, sipas shkencës, më mirë që ke klithë, sepse tha klithma ta zmbrapsë tensionin”, tha ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika