Ish-kryetari i Himarës, Alfred Beleri lirohet nga burgu

Foto/ AP

Alfred Beleri, ish-kryetari i Himarës, është liruar me kusht nga burgu të hënën, njoftoi avokati i tij.

Beleri u lirua pasi një gjykatë në Fier, ku ai po e vuante dënimin me dy vjet burgim për blerje votash, e pranoi kërkesën e tij për lirim të parakohshëm, tha avokati i tij Eugen Gjyzari.

Beleri, 51 vjeç, ishte arrestuar dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023 në Himarë, një qytet i banuar edhe me popullsi greke në jug të Shqipërisë.

Ai u akuzua dhe u dënua për ofrimin e 360 eurove për t’i blerë tetë vota.

Rasti Beleri i ka tensionuar marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Beleri dhe Athina kanë pretenduar se dënimi i tij ishte i motivuar politikisht. Zyrtarët në Shqipëri e kanë mohuar këtë.

Beleri, i cili ka shtetësi shqiptare dhe greke, fitoi ulëse në Parlamentin Evropian si përfaqësues i partisë udhëheqëse në Greqi, Demokracia e Re, në zgjedhjet e qershorit. Atij i dha leje gjykata e Fierit të shkojë për të marrë pjesë në seancën hapëse të Parlamentit Evropian (PE) në Strasburg në korrik.

Pas lirimit të hënën, Beleri e falënderoi kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që e futi atë në listën e partisë së tij për zgjedhjet në PE, duke thënë se kjo “e ndryshoi rrjedhën e historisë”.

Në një komunikatë, Beleri tha se pas 16 muajve paraburgim i vazhdueshëm, “tani jam i lirë dhe krenar, por natyrisht se i palumtur, sepse sundimi i ligjit dhe demokracia në Shqipëri nuk janë rivendosur”.

Beleri tha se do të ankohet për rastin e tij në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut “për të gjitha dëmet që m’i ka bërë regjimi shqiptar”.

“Por tani, duke ushtruar detyrën e eurodeputetit grek, do të përqendrohem në çështjet e pakicës greke në Shqipëri, të cilën do të vazhdojmë ta mbështesim”, tha ai.

Beleri pretendon se rasti kundër tij ishte tentim i Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama për ta marrë nën kontroll Himarën dhe potencialin e saj të madh për të ardhmen.

Pasi Beleri u dënua dhe u burgos, Himara mbajti zgjedhje të reja për kryetar në fillim të gushtit. Vangjel Tavo nga Partia Socialiste u zgjodh kryetar i ri./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika