Arrest shtëpiak për arsimtarin nga Kaçaniku, i dyshuar për sulm seksual ndaj të miturës

Është caktuar masa e arrestit shtëpiak për arsimtarin nga Kaçaniku, i cili dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses së tij të mitur

Gjykata Themelore në Ferizaj.

Një arsimtarit të muzikës nga Kaçaniku, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht nxënësen nën moshën 16 vjeçare, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Ky vendim është marrë nga Gjykata Themelore në Ferizaj, e cila sipas njoftimit, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.Xh..

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 28 gusht 2024, në një fshat të Komunës Kaçanik, përkatësisht në një objekt të shkollës fillore, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila ishte nën 16 vjeç, në atë mënyrë që i pandehuri si arsimtar i muzikës, ka kryer sulm seksual ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara shkon në shkollë ku ishte nxënëse dhe hyn në një klasë ku zhvilloheshin orët e muzike, për tu përgatitur për një emision që kishte, posa vjen i pandehuri e dëmtuara i’a zgjatë dorën për ta përshëndetur, por i pandehuri i’a shtrëngon dorën e ofron nga vetja duke e mbërthyer me dy duar nga vetja, ashtu që me veprimet e tij të mëtejme i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi seksual”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka refuzuar, për të cilën të pandehurit i cakton masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj konform dispozitave të KPPRK-së.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake me rastin e vendosjes lidhur me masën e arrestit shtëpiak vlerëson se të pandehurit R.Xh., i është caktuar masa e arrestit shtëpiak me bindjen se e njëjta do të jetë masë e mjaftueshme për të arritur qëllimin ligjor të shqiptimit të masave të parapara për sigurimin e pranisë së të pandehurit.

“Kjo për faktin se sipas dispozitave të KPPRK-së, me rastin e vendosjes se cilën nga masat do ta zbatoj për sigurinë e të pandehurit, gjykata detyrohet t`i merr parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete të siguroi që të mos zbatoj masë më të rëndë kur mjafton masa më e butë”.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika