Dorëhiqet ministri i Jashtëm ukrainas për t’i hapur rrugë riformatimit të Qeverisë

FOTO:BBC

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është raportuar të jetë anëtari i fundit i kabinetit qeveritar që ka dorëzuar dorëheqjen, pasi presidenti i shtetit, Volodymyr Zelensky, i ka bërë të ditura planet për riformatim të kabinetit, teksa vendi përballet e luftën e nisur prej Rusisë, dy vjet më parë.

Duke bërë të ditur dorëheqjen e Kulebas, kryetari i Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, ka thënë se dorëheqja e ministrit të Jashtëm do të diskutohet nga ligjvënësit në Parlament, raporton Reuters.

Një ditë më parë, Stefanchuk ka thënë se zëvendëskryeministrja për Integrime Evropiane dhe Euroatlantike, Olha Stefanishyna dhe zëvendëskryeministrja për Riintegrim të Territoreve të Pushtuara Përkohësisht, Iryna Vereshchuk, kanë ofruar dorëheqjet e tyre.

Zelensky ka thënë se ndryshimet në Qeverinë ukrainase do të bëhen për të forcuar ekzekutivin dhe për të sjellë rezultatet që i duhen shtetit.

“Për këtë arsye do të ketë ndryshime të personelit në kabinetin e ministrave dhe zyrën e presidentit”, ka thënë ai më 3 shtator, duke dhënë sinjale se ndryshimet do të bëhen gjatë vjeshtës.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika