Haradinaj: Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj takimin e kryeministrit Albin Kurti me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari sot ku u diskutua për mbështetjen e qeverisë ndaj FSK-së po e konsideron “mashtrim të radhës”.

Sipas Haradinajt, ushtria e Kosovës nuk është dhe s’duhet të jetë “kazan i votave të Albin Kurtit” duke shtuar se ushtari i Kosovës vazhdon “të ketë pagë 400 euro e të ketë pajisje personale tepër joadekuate”.

“Gjithmonë është lajm i mirë kur Kryeministri i vendit takon krerët e sigurisë, por kur pas katër vitesh Qeverisje premtimet parazgjedhore mbesim mashtrime paszgjedhore është e natyrshme që edhe ky takim është veq fillimi i mashtrimit të radhës. Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë € 400, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje ai ka thënë se premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë “vetëm mashtrim ordiner”.

“Premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner. ‘Fondi i Sigurisë’ më as që përmendet nga ai. Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim. Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit”, ka vijuar Haradinaj.

Ndryshe, sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë takuar Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Kurti përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se kanë diskutuar për mbështetjen e qeverisë ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku është shprehur se asnjëherë nuk ka qenë më e madhe.

Kurti: Mbështetja e qeverisë për FSK-në asnjëherë nuk ka qenë më e lartë

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika