Prindi thotë se djali iu sulmua me armë zjarri nga persona të panjohur në Pejë

Policia e Kosovës

Një person në Pejë ka raportuar në polici se djali i tij është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur.

Rasti sipas tij ka ndodhur të mërkurën, e viktima nuk dihet nëse ka pranuar trajtim mjekësor pasi sipas prindit të tij nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar.

Policia përmes raportit të përditshëm ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 2 fishekë dhe 2 gëzhoja.

Viktima, sipas policisë, nuk ka qenë i qasshëm të intervistohet.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se, me datën dhe kohën e cekur, persona të panjohur për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës-djalit të tij. Viktima, sipas ankuesit ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas ankuesit i njëjti nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar. Njësitet në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2-fishekë dhe 2 gëzhoja cal-7.62 mm. Viktima nuk ka qenë i çasshëm për njësitet policore për t’u intervistuar. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika