Policia fton për intervistim kandidatët e konkursit të 8 shtatorit

Policia e Kosovës ka ftuar për intervistim kandidatët që kanë kaluar testin e shkathtësive  fizike  i mbajtur më 8 shtator.

“Sipas konkursit me numër reference 10/1-01/SRS/1089/2024 të shpallur me datë 11.07.2024 deri me 05.08.2024 ftohen për intervistë.”

Sipas njoftimit, vendi i mbajtjes së intervistës është në  hapësirat e Akademisë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, sipas orarit të paraqitur në listat e publikuara në ueb faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com dhe në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës.

Në fillim të listës është informimi për vendin se ku do të mbahet intervist,a ndërsa data dhe koha e intervistës është në listën në vijim.

Policia njofton se kandidatët ditën e zhvillimit të intervistës duhet  të paraqiten së paku 15 minuta para kohës se caktuar dhe duhet të kenë me vete: Numrin e aplikacionit, Letërnjoftimin ose pasaportën e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika