Krasniqi: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti

Rrezarta Krasniqi (LDK)

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës në emisionin “FIVE”, ka thënë se reagimi i presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Albin Kurti është i vonë.

“Është vonë që presidentja të distancvohet nga kryeministri Kurti, sepse ata bashkë kanë hyrë në zgjedhje, nuk ka reaguar në shumë raste e mendoj që tash është vonë reagimi i saj që e pamë”

Sipas Krasniqit, nëse presidentja do të reagonte më herët, sanksionet ndaj Kosovës apo mospranimi në Këshill të Evropës, ndoshta nuk do të ndodhnin.

“Nëse kishte reaguar më herët, ndoshta nuk do të kishin ndodhur si sanksionet mospranimi në Këshill të Evropës, me dorëheqjen e Martin Berishajt, tash është vonë”.

Ajo shton se presidentja Osmani ka qenë bashkëpuntore e ngushtë e Kurtit, ndërsa në këtë kohë Krasniqi thotë se “tash po shihet që kanë raporte jo të mira mes vete, po shihet edhe në takime.”

E për vizitën e shefit të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, Krasniqi thotë që për Lëvizjen Vetëvendosje ishte diçka e “madhe”, pasi sipas saj, LVV-ja, “nuk janë mësuar të presin ndërkombëtar”.

“Pas vizitës së shefit të CIA-s që ishte në Kosovë, ka qenë vizitë e mirë, por për VV-në ishte e madhe sepse nuk janë mësuar të presin ndërkombëtar, sic duket takimi i tij la diçka që këta të shukaten, por ka deputetë që nuk i dëgjon askush, sepse të ata pavarësisht përqindjes, vendos vetëm një njeri ajo është Dejona Mihali,” tha Krasniqi në “FIVE”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika