Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula

Jehona Lushaku - Sadriu

Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur sukses.

Ajo, në “Debat Plus”, u shpreh se kanë aktiviuar profesorë shtesë për shkak të nevojës që i kërkon mësimi tërëditor.

“Kemi fillu me dy shkolla, po shkon shumë mirë, kurrikula paradite po realizohet plotësisht, shujta  e drekës po realizohet nga kryeqytetit, nuk ka implikime financiare për qytetarët. Aktivitetet shtesë kemi angazhuar profesorë shtesë, edukatë fizike, muzikë dhe art… kemi bërë një plan të tillë të jenë në funksion të kurrikulës bazë që nxënësit s’po kanë kohë ta përsërisin”, tha ajo.

Tutje, nënkryetarja e Prishtinës tha se me mësimin tërëditor krijohet mundësi më e madhe për realizimin e kurrikulës shkollore.

“Në pesë shkolla kemi rreth 3 mijë nxënës, që janë të përfshirë. Është një arritje e madhe sepse vetë ushqimi i lidh fëmijët, i plotëson emocionalisht, aktivitetet shtesë shtojnë kënaqësi në kohën kur kalojnë në shkollë. E shndërrojnë shkollën në shtëpi të dytë, e ndihmon fëmijën për një zhvillim personal shëndetësor, i jep mundësi për aftësi shtesë, për edukim, sjellje dhe qytetari më të mirë”, tha ajo.

Lushaku – Sadriu bëri të ditur se shujtat e ushqimit për nxënësit kushtojnë rreth 1.7 milionë euro në vit.

 

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika