Memli Krasniqi bën homazhe në nder të çlirimit të Skenderajt

Përkrah miqsh dhe anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i pari i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Prekaz dhe Marinë në ditën e shënimit të çlirimit të Skenderajt

Memli Krasniqi, PDK

Për nder të 23 vjetorit të çlirimit të komunës së Skenderajt, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe tek shtatorja e Komandantit Adem Jashari,në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi duke nderuar dëshmorët e kësaj komune, u ka uruar qytetarëve të Skënderajt Ditën e Çlirimit.

Postimi i Memli Krasniqit në Facebook

“Lavdi të përjetshme dëshmorëve e martirëve të lirisë. Urime Ditën e Çlirimit, Skënderaj”, ka shkruar ai.

Homazhet e Krasniqit tek familja Jashari

 

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika