Vokrri: Ftova Arsenijeviqin për kafe në jug, për t’i treguar që jemi shoqëri demokratike

Arbër Vokrri, Zv. Ministër i Pushtetit Lokal

Edhe zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, si shenjë proteste është fshikëlluar sot nga politikani serb, Aleksandër Arsenijeviq, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Vokrri, në emisionin “FIVE” në TV Dukagjinika dhënë detaje se si erdhi te situata ku pati “përplasje” verbale me aktivistët serbë.

“Isha i shoqëruar nga një ekip televiziv, ramë në sy të një grupit të vogël të disa OJQ-istëve që veprojnë në veri, në emër të qytetarëve serbë, që sa herë shfaqet ndonjë zyrtar i lartë i shtetit e kanë bërë zakon të fishkëllojnë,” tha Vokrri.

Vokrri tha se ka kundërshtuar insistimet e tyre që thonë se Qeveria e Kosovës bën propagandë, teksa shtoi se protestuesit i ka ftuar për kafe, që të shohin që “jemi shoqëri demokratike”.

“I kundërshtova insistimet e tyre që qeveria jonë bën propagandë se nuk e ka hallin e qytetarëve serbë, i ftova që nëse janë të interesuar ta testojnë se çfarë shoqërie demokratike jemi të vijnë me mua edhe në pjesën jugore me fishkëllimat e tyre të pijmë nga një kafe së bashku.”

E për këtë, Vokrri thotë se Arsenijeviq deshi t’i përgjigjej ftesës, por sipas tij, “policia vlerësoi se duke pasur përvoja me të ai mund të provokojë përtej të pranueshmes, gjykuan që ai më mirë është të kthehet në pjesë veriore .”

Ai tha se serbëve në veri u bëri me dije se ishte atje për të dëgjuar edhe kërkesat e tyre

“I njoftova se unë dhe kolegët e mi luftojmë për të drejtat tuaja, e jam i lumtur që keni mundësinë e botës që të shfaqni çfarëdo pakënaqësie që keni dhe të mos keni frikë që do t’u ndodhë diçka e keqe,” shtoi Vokrri.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika