Haliti: Në Rashkë po ndërtohen shtëpi për kriminelët serbë që ikën nga Kosova

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se Millan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq po ndërtojnë shtëpi në Rashkë, për anëtarët e grupeve kriminale që janë arratisur nga Kosova

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka deklaruar se figurat e njohura kriminale serbe, Millan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, po ndërtojnë shtëpi në Rashkë, Serbi, për pjesëtarët e grupeve kriminale që kanë operuar në veriun e Kosovës, por që janë arratisur nga vendi.

Këto ndërtesa, sipas Halitit, janë të destinuara për anëtarët e grupeve kriminale që tani nuk guxojnë të kthehet në Kosovë dhe nuk dëshiron të shkojë në Beograd. Sipas Halitit, ato po ndërtohen për pjesëtarët e grupeve kriminale që operonin në veri të vendit, por që janë arratisur nga Kosova.

“Veselinoviq që po i mban 200 vetë në Novi Pazar dhe po i ndërton ato ndërtesat në Rashkë për grupin kriminal të cilët ishte pjesë e ‘Rojave të Urës’. Dhe që nuk guxojnë të kthen në Kosovë, në Beograd nuk kanë qejf t’iu shkojnë, po ua ndërtojnë banesat në Rashkë”, ka thënë Haliti.

Këto deklarime vijnë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u informua në fillim të shtatorit nga Sonja Biserko, presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, dhe politikani serb, Nenad Çanak, se Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Rashkë.

Haliti, megjithatë, argumenton se kjo iniciativë është e orkestruar nga Beogradi përmes Radojçiqit dhe Veselinoviqit, për të strehuar kriminelët.

“Kam lexuar që po thonë që po dëshirojnë me i zhvendos serbët e Kosovës me bë presion ndaj Kosovës. Sipas të dhënave të mia janë, e kanë marrë lejen grupi i Veselinoviqit dhe Radojçiqit për t’i ndërtuar. Ideja është me për t’i strehuar ata që janë arratisur nga Kosova, që nuk guxojnë të kthehen më. Dhe kundër këtij veprimi po protestojnë vetë banorët e Rashkës. E kanë vendin e përshtatshëm dhe e kanë konsideruar si vend turistik dhe nuk dëshirojnë mbetje të tilla”, ka thënë Haliti në “FIVE’ të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika