Nëntë bastisje në Prishtinë, sekuestrohen armë e arrestohen disa të dyshuar

Policia e Prishtinës ka realizuar një nëntë bastisje në disa lokacione të ndara, ku ka arrestuar disa persona dhe janë sekuestruar armë e municione

Policia e Kosovës

Policia e rajonit të Prishtinës ka kryer batisje në nëntë lokacione, pas një hetimi të thelluar mbi informacione të mbledhura nga burime të ndryshme, përfshirë ekspozimin e armëve në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni rezultoi me arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e armëve dhe municioneve të shumta.

Gjatë operacionit janë kryer nëntë bastisje dhe janë sekuestruar: Një armë e gjatë, një pushkë gjuetie, dy revole, një sasi e konsiderueshme municioni.

Policia ka iniciuar një hetim për veprat penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” pas rekomandimit të prokurorit të shtetit.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika