Punëtorët teknikë të Kuvendit hyjnë në grevë, kërkojnë rritje page deri në 550 euro

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë, duke kërkuar rritjen e pagës në 550 euro, ndërsa refuzojnë të ndalojnë grevën pa plotësimin e kërkesave të tyre

Punëtorët teknikë të Kuvendit hyjnë në grevë, kërkojnë rritje page deri në 550 euro.

Me kërkesë për rritje page, punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës nga e hëna e 16 shtatorit kanë hyrë në grevë.

Kërkesa e tyre është që paga të rritet në 550 euro.

Punëtorët kanë thënë se nuk do të ndërpresin grevën derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.

Nazife Krasniqi, përfaqësuese e punëtorëve teknikë të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta, pasi për gati 3 vjet janë duke bërë kërkesa që pagat të rriten.

Sipas saj, operatori privat tash e sa kohë nuk është duke u përgjigjur kërkesave të tyre, teksa kërkojnë që paga e tyre të jetë 550 euro.

“Ne kemi dalë sot të shfaqim pakënaqësitë tona që kemi për pagat shumë të ulëta. Kemi bërë kërkesa që tri vite pa ndërpre kërkesat i kemi pasur por operatori kurrë asnjë herë nuk është përgjigjur as më bërë takim me ne. Në fillim të korrikut kemi bërë një protestë me paralajmërim që në do të hymë në grevë nëse nuk ndërmerret diçka me na rrit pagat tona. Pagat ne i kemi shumë të ulët, 275 euro ne i kemi pagat mujore këtu. Punojmë 8 orë, kur është seanca ne punojmë me orar të stërzgjatur, nuk paguhemi, udhëtimi nuk na paguhet, shujta e ushqimit nuk na paguhet, nuk na paguhet, që 20 vite punoj, mua nuk më paguhet asnjë ditë shtesë”, është shprehur Krasniqi.

“Tash për tash paga është shumë e ulët, të gjitha institucionet paga kanë lëvizur janë bërë 405 euro, këtu të na nuk ka lëvizur asgjë. Kërkesa jonë është 550. Patjetër, ne nuk e ndërpresim deri në plotësimin e kërkesave”, ka thënë tutje ajo për EO.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika