Përurohen investimet në një shkollë të Roganës së Kamenicës, Kurti prapë ikë nga gazetarët

Këtë të hënë kryeministri Albin Kurti ishte në Roganë të Kamenicës, ku përurori investimet në shkollën e këtij fshati “ Metush Krasniqi” aty u bë me dije se shpejt do të ndërtojnë edhe një çerdhe,kurse nuk u ndalë të jap përgjigjëje në pyetjet e gazetarëve

Fëmijet ishin në fillim, e të vjetrit në fund të rreshtit.

Të gjithë ketu në fshatin Roganë të Kamenicës ishin bërë gati ta presin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

E ky i fundit kur arriti secilit, një nga një i foli dorë për dore, ani pse rreshti ishte goxha i gjate.

Qëllimi i kësaj vizite ishte përurimi i investimeve në shkollën e fshatit “Metush Krasniqi”.

E deri tek prerja e shiriti nuk e vërejti kryetarin e komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, që i kërkoj falje që kishte munguar në një ngjarje më  heret tek parku i teknologjisë afër komunës.

Kurti: Më fal, disa takime nuk munda.

Kështu, radha i erdhi prerjes së shiritit.

E në koridorin e shkollës ishte bërë gati vendi, ku do të mbaheshin fjalimet.

Aty fjalën fillimisht nuk e mori as i pari i ekzekutivit, e as i komunës, por e para e shkollës që tregoi disa nga investimet që janë bërë.

Belkizare Kryeziu, Drejtoreshë e shkollës tha se janë kryer disa investime në dyer, dritare, kamera, klase..

“Është ndërruar e gjithë dyshemeja, sistemi i ndriqimit, ujësjellësit, sistemi elektrik, nyjet sanitare dhe është bërë lyerja e mureve, tavaneve dhe të gjitha. Është ndërruar edhe ngrohja qendrore”, tha drejtoresha e shkollës.

Pas saj, në foltore doli kryetari Rahimaj, që pati edhe një lajm tjetër të mirë për banorët e këtij fshati.

Kadri Rahimaj, Kryetar i Komunës së Kamenicës tha se së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e një çerdheje).

“E kemi edhe një lajm të dytë për fshatin e Rogonës dhe fshatrat përreth se me Ministrinë e Arsimit kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimi ttë Çerdhes së re”, tha Rahimaj

Ndërkaq, vetem pas tij fjala iu dha kryeministrit që uroj nxënësit dhe mësimdhënësit për investimet.

Albin Kurti, Kryeminister i Kosovës deklaroi se “Ky projekt përfshin investime të thella në hapësirat e brendshme në vlerë prej 550 mijë euro, afro 165 mijë euro për pjesën e jashtme si dhe 36 mijë euro për inventarin e ri

Por, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk kishte harruar se këtë shkollë e kishte vizituar edhe para 6 viteve, dhe kujtonte gjendjen e rëndë infrastrukturore të saj.

Por, çka kishte harruar Nagavci ishte emrin e kryetarit të kësaj komune që menxi e tha.

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit ka falënderuar kryetarin  Kadri Rahimaj.

Këtu Kurti, si zakonisht nuk u ndal të jap përgjigjeje në pyetjet e gazetarëve.

Nga Shkolla “Metush Krasniqi” Kurti shkoi tek parku i Teknologjisë, ku ishte vonuar në mëngjes, për të qëndëruar më pak se 5 minuta dhe vazhduar agjendën e tij.

 

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika