Radio Dukagjini, zëri që ju ndjek tash e 25 vjet

Në një kohë jo të zakonshme, në Kosovë nga qyteti i Pejës, e përmes zërit filloi transmetimin Radio Dukagjini.

Pikërisht më 16 shtator të 1999, nëpërmjet frekuencave kombëtare nisi punën një ekip që pas një çerek shekulli do kthehej në një ndër mediat më të rëndësishme në vend.

Për 24 vite, me radio Dukagjinin, është edhe Sebiha Ramaxhiku, që ndan përvojën e saj, e fillimet që nuk ishin të lehta.

Sebiha Ramaxhiku – Redaktore në Radio Dukagjini deklaroi se ajo “Filloi në Pejë e më pas vetëm ngjarjet dhe zhvillimet politike të hovshme të atyre viteve imponuan edhenevojën që të kemi një studio në Prishtinë. Kishim një mënyrë të veçantë të punës. Kishim dy studio që lidheshin në të njëjtën kohë. D՗gjuesi nuk e vërente.

Ramaxhiku që tash është në sektorin e informacionit në radio, thotë se ndër momentet më të rëndësishme gjatë karrierës së saj pa dyshim është dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovë.

Për punën e Radio Dukagjinit dhe rëndësinë që e ka në skenën mediale, në përvjetorin e 25, ka folur edhe ambasadori i SHBA-së, në Kosovë, e presidentja Vjosa Osmani.

Në nder të 25 vjetorit të zërit që ju ndjek çdo ditë, është transmetuar edicion special që ka nisur në qytetin e Pejës, për ta vazhduar në Prishtinë, me muzikë, intervista e dhurata të shumta, për dëgjuesit.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika