Koreja e Veriut thotë se ka testuar një raketë të re balistike

Koreja e Veriut ka testuar një raketë balistike të re dhe një raketë lundruese të përmirësuar, të dyja të afta për të bartur koka bërthamore “shumë të mëdha”, sipas medias shtetërore

Udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un duke vëzhguar testimin e raketës, sipas KCNA-së.

Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë balistike, që pretendon se është e aftë të bartë koka bërthamore “shumë të mëdha”. Sipas medias shtetërore, Pheniani ka testuar po ashtu një raketë lundruese.

Udhëheqësi Kim Jong Un ka përcjellë nga afër testimin e “llojit të ri të raketës balistike, Hwasongpho-11-Da-4.5, dhe të një rakete të përmirësuar lundruese”.

Gjatë këtij viti, Koreja e Veriut ka kryer një sërë testimesh të armëve. Këto testime, sipas ekspertëve, mund të jenë të lidhura me furnizimin e supozuar me armë që Pheniani dërgon në Rusi, me qëllim që Moska t’i përdorë në luftën kundër Ukrainës.

“Lloji i ri i raketës taktike balistike është pajisur me një kokë bërthamore konvencionale, super të madhe, me peshë prej 4.5 tonësh”, raportoi agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA.

Veriu “po ashtu kreu testimin e një rakete strategjike lundruese, performancat e së cilës janë përmirësuar shumë në mënyrë që ajo të përdoret për luftë”, tha KCNA-ja.

Ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se Veriu ka testuar një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, e cial fluturoi rreth 400 kilometra në lindje të Gadishullit Korean, raporton Radio Evropa e Lirë.

Testimi “synonte verifikimin e saktësisë së goditjes në rreze të mesme prej 320 kilometrash me pajisje të fuqishme shpërthyese dhe me një kokë bërthamore shumë të madhe”, tha KCNA-ja.

Kim tha se testime të tilla janë të nevojshme për “gjendjen e sigurisë” së shtetit të tij.

“Situata ushtarake dhe politike në rajon… është tregues se puna në forcimin e kapaciteteve ushtarake për vetëmbrojtje duhet të jetë çështja kryesore”, tha ai, sipas KCNA-së.

Së fundi, Koreja e Veriut kanë forcuar raportet e tyre. Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një vizitë në Veri në qershor dhe së bashku me Kimin nënshkruan një marrëveshje dypalëshe të mbrojtjes.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika