(PAMJE) Aksion kundër fajdes e bixhozit në Prishtinë, arrestohen katër të dyshuar

Mëngjesin e së enjtes , katër persona janë arrestuar në Prishtinë për fajde dhe bixhoz të paligjshëm, pasi janë sekuestruar edhe prova të shumta financiare dhe teknologjike gjatë një operacioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë

Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës kundër fajdes, 19 shtator 2024.

Në një operacion të përbashkët të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë Themelore Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar për fajde dhe organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm.

Sipas njoftimit, mëngjesin e së enjtes, më 19 shtator, pas hetimeve të mëtejshme, është zbatuar një urdhërkontroll në tri lokacione në Prishtinë, ku janë arrestuar A. A., S. A., E. G., dhe A. G.

Sipas hetimeve, ata kanë detyruar viktimat që të veprojnë kundër interesave të tyre dhe kanë përfituar nga fajdeja dhe bixhozi i paligjshëm.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, 5 automjete, telefona celularë, dhe pajisje elektronike.

​“Të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi kanë detyruar viktimën që të veprojë kundër pasurisë së tij, duke përfituar kështu në formë të kundërligjshme shuma të ndryshme të parave si interes nga fajdeja, e po ashtu të dyshuarit kanë ushtruar edhe veprimtarinë e bixhozit të kundërligjshëm.  Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit janë sekuestruar dëshmi të ndryshme si: shuma të konsiderueshme të parave kesh, 5 automjete, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, të arrestuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga Prokuroria Themelore.

Për më shumë, shikoni videon lidhur me operacionin policor të realizuar sot nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika