Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, vdes një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person

Ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, të dielën e 19 qershorit.

Këtë për Portali D, e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka treguar se bëhet fjalë për vetaksident ku i involvuar ishte një kamion për transport të drunjve.

“Ju njoftojmë se me datën 19.06.2022 rreth orës 15:31, kemi pranuar një informatë për një rast aksident trafiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Novobërdë”, ka njoftuar Hashani.

Sipas tij, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor ka arritur me urgjencë në vend të ngjarjes.

“Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve ( i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura). Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasojë e lëndimeve në vetaksident ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Hashani.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika