Demush Krasniqi: Gani Krasniqi dhe Isni Kilaj s’kanë pasur rol në arrestimin e Deskut dhe Kastratit

Dëshmitari Demush Krasniqi gjatë dhënies së dëshmisë të hënën në Hagë, tha se Gani Krasniqi dhe Isni Kilaj nuk kanë pasur rol në arrestimin e Jakup Kastratit dhe Cen Deskut.

“Nuk ka pas asnjë rol për marrjen e Jakupit dhe Cenit”, tha dëshmitari/

Po ashtu, mohoi se ai, Fehmi Kryeziu dhe Skender Hoti kanë pasur ndonjë mosmarrëveshje me Cen Deskun dhe Jakup Kastratin.

Më pas, me pyetje vazhdoi sërish avokti Thaçit, Luka Mishetiq, i cili e pyeti dëshmitarin se nga e dinte që Gani Krasniqi nuk ka pas rol në arrestimin e Dskut dhe Kastratit.

“Po, kur nuk ke informacion thu ‘jo’. Nuk e di “, u përgjigj dëshmitari.

Pas kësaj, avokatja e Veselit, Ann Rowan kërkoi nga trupi gjykues zëvendësimin e një përkthimi të një prove me një përkthim të ri.

Për këtë, nuk pati kundërshtime dhe kjo gjë u aprovua nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Pas përfundimit të dëshmisë së Demush Krasniqit, gjykatësi Smith tha se për nesër nuk kanë ndonjë dëshmitar dhe se me dëshmitarin e radhës do të vazhdojnë të mërkurën (25 shtator 2024)./Betimi për Drejtësi 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika