Pse nuk u eliminuan të gjithë terroristët? – Sveçla: Policët s’janë ‘supermenë’, bënë maksimumin e tyre

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vlerësuar përballjen e Policisë së Kosovës me grupin terrorist në Banjskë. Ai sqaroi se nuk pati ndërmjetësim apo ndërhyrje nga KFOR-i, EULEX-i apo ndonjë institucion tjetër, dhe se terroristët u larguan pasi panë se po humbnin terren

.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka treguar një performancë të jashtëzakonshme në përballje me grupin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ai theksoi se pavarësisht disa raportimeve për një ndërmjetësim që do të krijonte një korridor për largimin e terroristëve, Policia nuk ka hezituar të përballet me ta.

Sveçla sqaroi se në këtë betejë nuk ka pasur ndërhyrje nga KFOR-i, EULEX-i apo ndonjë tjetër, dhe se gjithçka është trajtuar nga forcat policore të Kosovës.

“Për këtë pikë mund të flas me një komoditet të jashtëzakonshme. Këtu në këtë betejë ka qindra e qindra dëshmitarë. Realisht ata duke parë së humbasin terren, duke iu frikësuar një rrethimi të plotë, të çeliktë, kanë ik. Kanë ikë siç shihet në incizime. As nuk ka pasur hezitim nga Policia për tu ballafaquar me ta. As nuk ka pasur urdhër më u ballafaquar me ta. As nuk k pasur ndonjë tentim e lër më ndërmjetësuar nga askush. As nga KFOR-i, as  nga EULEX-i, as nga përfaqësuesit apo institucione të tjera.

Këtu ka qenë moment lufte, këtu është bërë luftë. S’ka pas fjalë për ndonjë farë negocimi. Thjesht Policia e jonë në rrethanat e atëhershme ka bërë maskimin dhe ka arritur maksimumin e suksesit”, ka thënë Sveçla në “FIVE” të Dukagjinit.

Ministri theksoi se dëshira për të eliminuar plotësisht grupin terrorist ishte e madhe, por mundësitë në ato rrethana ishin të kufizuara.

“Droni i ka pasur në pëllëmbë të dorës… (Policët) S’kanë qenë supermena për të fluturuar. As nuk ka pasur helikopter. Dronët nuk i kemi pasur me pajisje që shkaktojnë vdekje… tjetër gjë është dëshira, tjetër gjë është mundësit maksimale në ato rrethana”, ka shtuar Sveçla.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika