Berisha: Marrëzia e Kurtit po bëhet marrëzi shoqërore

Ish-kryediplomati Anton Berisha ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për izolimin e vendit nga SHBA dhe BE. Ai gjithashtu kritikoi shoqërinë kosovare për mosreagimin

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.

Ish-kryediplomati Anton Berisha ka kritikuar Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se politika e tyre po çon vendin drejt izolimit ndërkombëtar, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Përveç kësaj, Berisha ka shprehur shqetësimin e tij edhe për mungesën e reagimit nga shoqëria kosovare ndaj këtyre zhvillimeve.

Sipas tij, izolimi i Kosovës është një krim ndaj të ardhmes së vendit, pasi izolimi nga bota e qytetëruar do të ketë pasoja të rënda për zhvillimin e Kosovës.

“Shqetësimi im nuk është me Kurti as Qeveria. Shqetësimi im është shoqëria. Një shoqëri që nuk reagon në këtë betejë të Qeverisë me SHBA dhe BE-në, izolimin e vazhdueshëm… Marrëzia e Qeverisë e politikës ë saj po bëhet një marrëzi e përgjithshme, shoqërore. Sepse një shoqëri nuk reagon në gjëra të tilla, nuk është viktimë po pjesëmarrje në krim. Sepse për mua është krim me izolu vendin prej botës së qytetëruar, sepse nuk mund të zvilohen vetë assesi. Por mundet disa individë të përfitojnë  dhe siç janë duke përfituar përditë”, ka thënë Berisha në “FIVE” të Dukagjinit.

Kjo kritikës e Berishës ndaj Kurtit erdhi pas deklarimeve të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili në mënyrë eksplicite i dërgoi një mesazh për Qeverinë.

“Nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit”, ka thënë Hovenier, teksa po fliste për synimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat euro-atlantike.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika