Qavolli: Sasia e drogës është mbi 2 tonë në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, mëngjesin e së premtes, ka zhvilluar një aksion kundër trafikimit të drogës dhe ka arritur të sekuestrojë mbi një ton substancë narkotike në vlerë rreth 5 milionë euro.

Zv.Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Pejës, Ersan Qavolli, ka deklaruar se në rastin e Pejës janë gjetur mbi 2 tonë narkotikë, të llojit mariuanë.

“Vlera është publikuar në vlerën minimale që mund të shitet jashtë Kosovës. Fillimisht kemi menduar se ka qenë mbi 1 ton narkotik. Pas bërjes së tërësishme së narkotikëve, i cili është sekuestruar rezulton se janë 1035 gramë të sekuestruara. Ndërsa, edhe 2850 bimë të shkatërruara, dhe i përpjesëtojmë vetëm me gjysmë kilogrami, prap sasia është më e madhe se 2 tonë. Ne jemi të bindur se ka qenë mbi 2 tonë dhe vlera mbi 5 milionë euro”, deklaroi Qavolli.

Qavolli shtoi se gjashtë persona janë në kërkim nga Policia e Kosovës, po ashtu ka edhe shtetas të Shqipërisë.

“Gjatë patrullimit që bënë Policia e Kosovës dhe me njoftimin e qytetarëve. Zona malore, vështirë e qasshme, e rrethuar me gjemba, me tela. Ka qenë shumë e vështirë. Ata kanë rrezikuar jetën e tyre për zbardhjen e këtij rasti. Bazë informacioneve njëri nga rastet më të mëdha. Rasti është emërtuar si ‘Vera 2024’. E dijmë se kush janë disa prej personave, por pritet arrestimi. Gjashtë persona janë në kërkim. Ka edhe shtetas të Shqipërisë. I arrestuar vetëm një person. I është caktuar një muaj paraburgim. Ka qenë mirëmbajtës dhe ka sjellë produktin e narkotikit”, tha Qavolli.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika