Ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Tiranë, brenda katër vjetëve

Shqipëria dhe Kosova, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi, ku në mesin e tyre mund të veçohet projekti i ndërtimit të hekurudhës që do t'i lidhë dy vendet

Ilustrim

Shqipëria dhe Kosova, në mbledhjen e përbashkët të 20 qershorit kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si projekt me vlera të rëndësishme kombëtare, veçoi ndërtimin e hekurudhës që do t’i lidhë të dyja vendet.

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë – Prishtinë do të krijojë mundësinë që të gjithë aksesin që Shqipëria ka në Detin Mesdhe, t’ia japi dhe Kosovës.

“Është një projekt që jo vetëm do të lidhë dy vendet me hekurudhë, por edhe përmes konceptit të dy porteve, portit të Durrësit dhe portit të thatë të Prishtinës. Është një koncept shumë modern që është zbatuar në vende shumë të zhvilluara sa i përket tregtisë”, deklaroi ministrja e Infrastrukturës.

Balluku shtoi se mbetet për t’u hapur gara për të pasur një kompani fituese për realizimin e projektit.

Gjithashtu, ministrja ka thënë se parashikohet se hekurudha mund të përfundojë brenda një harku kohor prej 4 vjetësh.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika