Kosova dhe Shqipëria nisin diskutimet për t’i njohur provimet e jurisprudencës

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, ministrat e Drejtësisë të të dyja vendeve, Albulena Haxhiu dhe Ulsi Manja, janë zotuar për hartimin, negocimin dhe arritjen e një marrëveshjeje për njohjen dhe zbatimin e dënimeve alternative

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të hënën e 20 qershorit janë dakorduar për hartimin e një marrëveshjeje për njohjen dhe zbatimin e dënimeve alternative.

Sipas njoftimi të ministrisë, për këtë çështje janë marrë tri nisma.

“Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë tre nisma me Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, përmes së cilave garantohet reciprociteti në lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit dhe ndërmjetësuesit në të dyja shtetet, si dhe mundësohet njohja e ndërsjellët e provimit të jurisprudencës”, thuhet në njoftim.

Siç theksohet në komunikatë, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve të të dyja vendeve, do të themelohet një grup i përbashkët për të parë mundësinë e zbatimit të reciprocitetit edhe në çështjet e tjera.

“Kjo shtrirje e bashkëpunimit vjen si kërkesë dhe nevojë e qytetarëve të të dyja vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, prandaj edhe zgjerimi e thellimi i këtij bashkëpunimi, në marrëveshjet e zotuara për këtë qëllim, i kontribuon drejtpërdrejt interesit tonë të përgjithshëm dhe të përbashkët”, vijon njoftimi.

Takimi i dy qeverive

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë arritur pajtueshmëri për 19 pika në sektorë të ndryshëm, në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta tradicionale që mbahen ndërmjet dy shteteve.

Nga qeveria është thënë se marrëveshjet e memorandumet ndërqeveritare janë arritur në fushën e arsimit, doganave, energjisë, bujqësisë, infrastrukturës rrugore, transportit, shëndetësisë, mbrojtjes e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika