“Pensionet në shërbim të votave” – Kryeziu kritikon Qeverinë se po cenon zgjedhjet e barabarta

Ismet Kryeziu, nga rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV)

Ismet Kryeziu, nga rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), e ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pensioneve në 20%.

Kryeziu thotë se kjo rritje tre muaj para fushatës zgjedhore është veprim për të tërhequr votat e pensionistëve.

“A ka filluar Qeveria të përdorë fondet publike për të ndikuar rezultatin zgjedhor? Rritja e pensioneve me 20% vetëm tre muaj para fushatës zgjedhore është një veprim i qartë politik për të tërhequr votat e një grupi të rëndësishëm siç janë pensionistët. Përpjekja për të fituar vota përmes shpërndarjes së fondeve publike në prag të zgjedhjeve e cenon garën e barabartë zgjedhore, etikën qeverisëse, llogaridhënien dhe transparencën,” ka shkruar Kryeziu në rrjetin social “Facebook”.

Kryeziu tutje ka shtuar se me këtë qasje “kjo mund të jetë vetëm hapi i parë i qeverisë për shpërdorimin e kuletës shtetërore, pa planifikim buxhetor dhe me synim përfitimin e votave.”

Kurti njofton rritjen e të gjitha pensioneve për 20 për qind

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika