Kurti kërkon koordinim me komunat për menaxhimin e qenëve endacakë

Kryeministri Albin Kurti, në një takim mes nivelit qendror dhe atij lokal, theksoi nevojën për koordinim të plotë për menaxhimin e qenëve endacakë

Sot është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të nivelit qendror dhe atij lokal, ku ndër të tjera është diskutuar edhe çështja e qenëve endacakë.

 Kryeministri Albin Kurti theksoi se menaxhimi efikas i kësaj çështjeje kërkon një koordinim të plotë midis dy niveleve, qendror dhe lokal.

Ai u shpreh se Qeveria është e gatshme të bashkëfinancojë zgjidhjet bazuar në nevojat reale, duke synuar sigurinë e qytetarëve nga sulmet e qenëve endacakë, që janë bërë një shqetësim i përditshëm.

“Ndër temat që duam t’i trajtojmë në këtë mbledhje të përbashkët tonën, është një çështje e cila është bërë më e rëndë me kalimin e kohës, e kjo është e qenve endacakë, përkatësisht menaxhimi efikas, i cili kërkon koordinim të plotë të dy niveleve. Duhet të kuptojmë që ministritë e linjës dhe komunat duhet të përcaktojnë vend lokacionet për ndërtimin e qendrave të trajtimit të përkohshëm. Komunat duhet të vazhdojnë fushatën me kastrim, sterilizim dhe vaksinim, si dhe të menaxhojnë shitjen e mbarështimin e pakontrolluar, duke i dhënë fund luftërave me qen. Informacionet tregojnë se në disa komuna organizohen luftëra me qen dhe si rezultat krijohen laboratorë shumimi. Qentë më pas braktisen dhe sulmojnë. Qeveria është e gatshme të bashkëfinancojë bazuar në nevojat reale, duke i siguruar qytetarët nga sulmet e qenve endacakë, të cilët janë bërë lajme gati të përditshme në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika