Presidenti i Austrisë u kërkon partive ta zhbllokojnë ngërçin për formimin e Qeverisë

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka thënë të mërkurën se nuk mund t’i kërkojë partisë së ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO) ta formojë Qeverinë e re, edhe pse ajo i fitoi zgjedhjet e përgjithshme, pasi asnjë parti tjetër nuk dëshiron të qeverisë bashkë me të.

Prandaj, ai tha se u ka kërkuar asaj dhe dy partive të tjera më të mëdha t’i japin fund ngecjes së bisedimeve.

FPO-ja, e udhëhequr nga Herbert Kickl, i fitoi 29 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura në fund të shtatorit, duke e lënë në vendin e dytë Partinë Popullore Austriake (OVP), e cila i mori 26 për qind të votave.

Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë dhe tani i duhet ta formojë një koalicion për ta udhëhequr Qeverinë për herë të parë në historinë e vet.

Vetëm OVP-ja e ka lënë derën e hapur për koalicion qeveritar me FPO-në, edhe pse ka thënë jo nëse pjesë e Qeverisë së re do të ishte lideri i saj Kickl.

FPO-ja ngul këmbë se Kickl duhet të jetë kancelar i ri dhe se çdo koalicion qeverisës pa FPO-në do të ishte “koalicion i humbësve” dhe “shuplakë” për votuesit.

“Jemi në një situatë plotësisht të re me një fitues të ri të zgjedhjeve, me të cilin është e qartë se asnjë parti nuk dëshiron të qeverisë”, tha Van der Bellen, i cili mbikëqyr formimin e qeverive, në një fjalim në televizion pas bisedimeve ndaras me të secilin lider të pesë partive parlamentare.

“Bisedimet e mia [me liderët e partive] dje dhe pardje e kanë forcuar këtë përshtypje.. një ngecje klasike”, tha ai, duke shtuar se Kickl i ka thënë se FPO-ja nuk do të udhëheqë qeveri pa të si kancelar.

Ai tha se u kërkoi partive të shikojnë se cilat janë koalicionet e mundshme dhe pastaj ta njoftojnë atë.

“A e mendojnë vërtet atë që e kanë thënë ata? Unë e di çfarë pritet, natyrisht, por dua qartësi. Qartësi për Austrinë”, shtoi ai./REL

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika