Rusia paralajmëron anëtaren e NATO-s për ‘bllokadën’ e mallrave në Kaliningrad

Të hënën e 20 qershorit, Rusia ka paralajmëruar Lituaninë, e cila është njëkohësisht edhe anëtare e NATO-s se nëse transiti i mallrave në enklavën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik nuk rivendoset me shpejtësi, atëherë Moska do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj kombëtare

Lituania ka ndaluar tranzitin hekurudhor të mallrave që i nënshtrohen sanksioneve të Bashkimit Evropian drejt enklavës ruse të Kaliningradit

Të hënën e 20 qershorit, Rusia ka paralajmëruar Lituaninë, e cila është njëkohësisht edhe anëtare e NATO-s se nëse transiti i mallrave në enklavën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik nuk rivendoset me shpejtësi, atëherë Moska do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Ministria e jashtme ruse ka ftuar në takim ambasadorin lituanez në Moskë, ndërsa Kremlini u shpreh se situata është mjaft serioze.

“Situata është tepër serioze. Ky vendim është i paprecedentë. Është shkelje e çdo marrëveshjeje”, ka deklaruar zëdhënësi për mediat i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Të premten, më 17 qershor autoritetet lituaneze i kanë bërë të ditur rajonit rus të Kaliningradit se do të bllokojnë importin dhe eksportin e një numri të madh mallrash që kalonin në rrugë hekurudhore, për shkak të sanksioneve perëndimore.

Kaliningradi, shtëpia e flotës ruse të Balltikut, dhe një vendvendosje për raketat Iskander me aftësi bërthamore është i vendosur në brigjet e Balltikut midis Lituanisë dhe Polonisë, të dyja anëtare të NATO-s.

Guvernatori i rajonit, Anton Alikhanov, tha të premten se bllokada do të prekë mes 40 për qind deri në 50 për qind të produkteve që importohen dhe eksportohen nga Rusia përmes Lituanisë.

“Lituania nuk po bën asgjë të çuditshme në Kaliningrad dhe nuk është hera e parë që këto akuza vijnë nga Rusia. Sanksionet thjesht kanë hyrë në fuqi më 17 qershor dhe ne po i zbatojmë sipas udhëzimeve të Komisionit”, ka thënë minstri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme në Luksemburg, në lidhje me bllokadën e enklavës ruse.

Ai shtoi se jo të gjitha mallrat janë prekur nga sanksionet, rreth 50 për qind janë në listën tonë të transitit.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika