Përleshje mes kryetarëve të komunave, VV-ja thotë se u tentua të kontrabandohen disa procese

Kadri Rahimaj nga Vetëvendosje ka akuzuar Asociacionin e Komunave të Kosovës për tentim kontrabandimi të disa proceseve dhe mungesë transparence, duke përmendur mosanëtarësimin e komunave veriore dhe përjashtimin e LVV-së nga bordi

Kryetari i Kamenicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Kadri Rahimaj, ka akuzuar Asociacionin e Komunave të Kosovës për tentim kontrabandimi të disa proceseve.

Në një video të postuar në Facebook nga Rahimaj, shihet një tollovi gati në përleshje mes kryetarëve të komunave.

Në postimin e tij, Rahimaj përmendi mosanëtarësimin e komunave veriore dhe mohim të së drejtës për përfaqësim nga radhët e LVV-së në bord.

Ai gjithashtu ka kiritkuar mungesën e transparencës dhe faktin që mediat nuk u ftuan për të ndjekur kuvendin e AKK-së.

Rahimaj ka theksuar se kjo organizatë është nën degradim total.

“Kur mungojnë argumentet, fillojnë të vënë në shprehje dhe forcën. Prandaj, nuk thërrasin as një media për të përcjellur Kuvendin e AKK. Në kuvendin vjetor të këtij organi, u tentua të kontrabandohen proces të rëndësishme si: 1. Mungesa e transparencës, 2.Mosanëtarësimi i Komunave të Veriut te Kosovës në AKK, 3.Mohimi i të drejtës për anëtar të bordit nga radhët e LVV”, ka shkruar Rahimaj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika