Von der Leyen: Serbia duhet të vendosë se në anën e kujt është

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar që Serbia të vendosë se në anën e kujt dëshiron të jetë. Sipas saj, BE do që Serbia të jetë në anën e saj dhe për këtë Serbia duhet të ndajë vlera të njëjta me BE-në

Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Serbia duhet të vendosë se në anën e kujt dëshiron të jetë.

Ajo ka theksuar se Bashkimi Evropian do që Serbia të jetë në anën e saj.

Por, për këtë sipas saj duhet argument i qartë se Serbia ndan vlera të njëjta me BE-në, si sundimi i rendit dhe ligjit.

“Ne e duam Serbinë me ne, por për këtë na duhen prova të qarta se vendi ndan vlerat tona, si sundimi i ligjit dhe demokracia, dhe se refuzon pushtimin rus”, ka thënë Von der Layen në një intervistë për të përditshmen austriake, Wiener Zeitung dhe Kleine Zeitung.

Von der Leyen ka potencuar se Serbia duhet të qartësohet edhe sa i përket kundërshtimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

E kjo nënkupron sipas saj, edhe vënien e sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin që po kryen në Ukrainë.

E pyetur se sa është i lidhur Ballkani Perëndimor me statusin e Ukrainës dhe çfarë mund t’u ofrohet atyre vendeve, ajo theksoi se pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në rrugën evropiane larg Ukrainës, shkruan B92.

“Shpresoj se do të gjendet një zgjidhje përmes së cilës përfundimisht do të mund të përmbushet premtimi për nisjen e negociatave. Është në dorën e vendeve kandidate se sa shpejt do të lëvizin në këtë proces”, është shprehur ajo, derisa ka folur për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika