Sot priten të rivarrosen tre viktimat e luftës në Drenas, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara ka njoftuar se sot do të rivarrosen tre viktimat e luftës, Xhavit Maloku nga Polluzha, Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica.

Gara përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur se trupat e viktimave të luftës do të rivarrosen në Polluzhë dhe Shtuticë.

“Pasi identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, nga mbetjet mortore (eshtrat) e zhvarrosura gjatë vitit të kaluara (nga lokacioni i varrezave në Prekaz), familjet kanë vendosur që sot në Drenas, përkatësisht në Polluzhë dhe Shtuticë, të rivarrosen:Xhavit Maloku nga Polluzha , Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica, viktima të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur.”, ka njoftuar Gara.

Gara njoftoi se komuna e Drenasit do të organizojë mbledhje përkujtimore për nderim të viktimave Xhavit Maloku, Besim Berisha, Agim Syla, Ramadan Hoxha dhe Gani Baleci.

“Me këtë rast, Komuna e Drenasit , në nderim të viktimave të luftës, Xhavit Maloku, Agim Syla, Besim Berisha, dhe Ramadan Hoxha (rivarrosur më 1 tetor 2024) e Gani Baleci (rivarrosur më 14 korrik 2024), organizon Mbledhje Përkujtimore, duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Kulturës, për të vazhduar pastaj me ceremonitë e rivarrimit në Polluzhë (ora 14:00) dhe Shtuticë (ora 15:00), me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ministrisë së Mbrojtjes/Forcës së Sigurisë së Kosovës, Institutit për Mjekësinë Ligjore, Kryqi i Kuq i Kosovës / Red Cross of Kosova dhe Shoqatës së Familjeve ‘ For New Life Kosovo ‘. Lavdi e nderim, mirënjohje për guximin dhe sakrificën e trimave, dëshmorëve, të rënëve dhe gjithë viktimave të luftës, që janë shembulli frymëzues i guximit dhe vendosmërisë njerëzore.Ata lanë pas një trashëgimi të madhe për te të gjithë, duke na dhënë lirinë që gëzojmë sot”, ka shkruar Gara.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika