PDK-ja në sallën e Kuvendit, lë mesazh në ulëset e deputetëve të LVV-së

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), janë mbledhur sërish të enjten në sallën e Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Në kuadër të aksionit të tyre, deputetët e PDK-së kanë vendosur në secilën ulëse të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga një letër me mesazhin: “Respektoni Kushtetutën, konstituoni Kuvendin.”

PDK-ja prej ditësh po kërkon që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ta thërrasë vazhdimin e seancës.

Deputetët e LVV-së nuk morën pjesë në seancë, ndërsa PDK përsëriti akuzat se partia që ka marrë shumicën në zgjedhjet e fundit, po refuzon ta marrë përgjegjësinë kushtetuese për krijimin e institucioneve.

Në letrën drejtuar deputetëve të shumicës, PDK u kërkon atyre që mandatin ta ushtrojnë në emër të qytetarëve dhe jo sipas interesave apo urdhrave partiakë.

“Kushtetuta është mbi partinë, Republika është mbi liderin politik dhe mandati qytetar mbi urdhrin politik”, thuhet ndër të tjera në letër.

PDK u ka bërë thirrje deputetëve të shumicës që të marrin përgjegjësi individuale për funksionalizimin e Kuvendit, duke theksuar se një detyrim kushtetues nuk mund të kushtëzohet nga kalkulimet politike.

Në letër përmenden edhe pasojat që bllokada institucionale po ua shkakton qytetarëve, në një periudhë kur familjet po përballen me përgatitjet për vitin e ri shkollor, shpenzimet e dimrit, çmimet, tatimet dhe problemet ekonomike.

“Qytetarët tanë nuk mund të presin pafundësisht. Për këto probleme duhet të punojnë institucionet dhe për këto nevoja duhet të flasë Kuvendi”, thuhet në mesazh.

PDK ka paralajmëruar se do të vazhdojë të kërkojë mbajtjen e seancës konstituive sipas afateve procedurale, deri në funksionalizimin e Kuvendit.

PDK-ja dhe AAK-ja paralajmërojnë protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika