Vdes një 34 vjeçar nga Malisheva, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Policia e Kosovës

Një 34 vjeçar nga Seniku i Malishevës ka vdekur pasi dyshohet se sa ishte në punë ra në kontakt me energjinë elektrike. Këtë e ka konfirmuar, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00 dhe se viktima është një 34 vjeçar, i cili sot ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Me datën 12.10.2024 ,rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.R. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrolla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi ka shtuar se në lidhje me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe forenzikës të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu në vendngjarje kanë dal edhe inspektori punës dhe ekspert nga KEDS-s, dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rast.

“Më vonë me datë 13/10/2024 në ora 04:00 të mëngjesit nga Spitali Rajonale i Prizrenit, policia është informuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë . Patrulla policore dhe hetuesit kujdestar janë konsultuar me prokurorin i cili ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë . Rasti mbetet nën hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren”, tha ai

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika