Tahiri për tërheqjen e mjeteve nga Trusti: S’është betejë politike, është domosdoshmëri

Mundësia për të tërhequr 30% nga kursimet e Fondit Pensional të Kosovës, do të diskutohet sërish këtë të mërkurë në kuvend. Për këtë, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë Projektligjin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i ka ftuar deputetët e partisë së pushtetit (Lëvizjes Vetëvendosje), që të mërkurën e 22 qershorit ta votojnë Projektligjin që mundëson tërheqjen e kursimeve pensionale nga Trusti.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka theksuar se “kjo nuk është betejë politike por domosdoshmëri konkrete”.

“Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prandaj i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe veçmas ata të mazhorancës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson një gjë të tillë”, ka shkruar Tahiri.

“Në mungesë të alternativave nga qeveria dhe përballë gjendjes së rënduar sociale, tërheqja e një pjese të parave të TRUSTIT është një masë e domosdoshme për të lehtësuar ballafaqimin e qytetarëve me këtë gjendje”, shtoi ai.

Ndryshe, më 16 qershor, grupi “Pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit”, kishte organizuar një protestë së cilës i ishte bashkëngjitur edhe Sindikata e Re e KEK-ut.

Protesta “Pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit”

“Zgjedhjet vijnë prapë, ti do të dënohesh”, “Unë të votova ty, ti voto Trustin”, “Trusti është i joni, jo i qeverisë”, “Po rrezikohet mirëqenia, duam kursimet tona”, “Kursimet janë për ditë të vështira, ato ditë kanë ardhur”. Këto ishin disa nga thirrjet e qytetarëve protestuan pro tërheqjes së kursimeve pensionale.

Një tërheqje e mjeteve nga trusti deri në 10 për qind është bërë edhe në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues. Tërheqja ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika