Kabashi nga IKD: Deklaratat e zyrtarëve ndaj Prokurorisë Speciale nënkuptohen si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisionin “FIVE”

Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisionin “FIVE”, në një lidhje direkte tha se IKD-ja në muajin dhjetor ka publikuar një raport rreth deklaratave të dhëna nga partia në pushtet dhe partitë tjera drejt Prokurorisë Speciale.

Sipas Kabashit këto konceptoheshin si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

“Kemi parë deklaratat e deputetëve në drejtim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, deklarata të cilat sipas konventës evropiane për të drejtat e njeriut, janë deklarata që nënkuptohen si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, për shkak se pushtetet janë të ndara dhe pushteti gjyqësor duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur e të pandikuar”, tha Kabashi.

Sa i përket deklaratave që janë bërë nga deputetët, pas zhvillimit të hetimeve në çështjen e amabalazhuesve të ujit, Kabashi thotë që këto janë ndërhyrje në punën e Prokurorisë Speciale.

“Deklaratat që janë bërë pas zhvillimit të hetimeve që po bën Prokuroria Speciale në rastin e ambalzhuesve dhe deklaratat e tjera që janë dhënë nga zyrtarët e partisë në pushtet si rasti ndaj Nagip Krasniqit, janë deklarata që nuk duhet të jipen, ato nënkuptohen si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, shtoi Kabashi.

E arsye e përceptimit si ndërhyrje në punën e Prokurorisë Speciale, Kabashi thotë se është për shkak të pozitës si zyrtarë, pasi sipas tij nuk janë deklarata të “qytetarëve të thjeshtë”.

INTERVISTA E PLOTË:

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika