Opozita kritikon Qeverinë për vonesat në asfaltimin e rrugëve, Aliu: Problemet janë të trashëguara

Opozita akuzoi ministrin Liburn Aliu për vonesat në ndërtimin e rrugëve magjistrale, ndërsa ai e justifikoi situatën me "problemet e trashëguara" nga e kaluara

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, u kritikua nga deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të Kuvendit për vonesat në ndërtimin e rrugëve magjistrale në disa qytete dhe për mosrealizimin e projekteve që ai vet i kishte premtuar.

Aliu ka theksuar se shumica e projekteve rrugore po përparojnë në mënyrë të rregullt, megjithatë pranoi se ka pasur vështirësi të trashëguara nga e kaluara.

“Rruga e Gjilanit është një nga projektet me vështirësi më të mëdha. Ndërsa për rrugën e Pejës, ndërtimi që ishte parashikuar të kushtonte 40 milionë euro, aktualisht ka shkuar në 90 milionë euro”, ka theksuar ai.

Ministri gjithashtu përmendi progresin në rrugën e Podujevës, ku tenderi është hapur nga Bardhoshi deri në Lluzhanë, dhe shprehu optimizëm për asfaltimin e katër shiritave të rrugës.

Ndërsa, rrugën e Mitrovicës e ka vlerësuar si një nga më problematiket, duke theksuar se pjesa deri në Vushtrri është afër përfundimit dhe punët po vazhdojnë në ndërtimin e urave dhe kalimeve të ndryshme.

“Të rruga e Mitrovicës është një ndër rrugët më problematike që kemi pasur, nga 2018 është vetëm ky segmenti  fundit që është zvarritur vazhdimisht. Pjesa e rrugës deri në Vushtrri është para përfundimit, po përfundohet mjaftë mirë dhe mjaftë shpejtë.  Po vazhdojnë punët në ndërtimin e urave dhe kalimeve të ndryshme dhe po në trendin e vet”, ka deklaruar ministri Aliu.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika