Plagosja e dy personave në Kodrën e Trimave, Policia jep detaje 

Pamje nga vendi i ngjarjes - Prishtinë, 21 nëntor 2024.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje pasdite në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se i plagosi dy të tjerë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore.

Gjithashtu, lidhur me rastin në një lokacion tjetër është gjetur dhe është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga plumbat.

Tutje në raport thuhet se të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK dhe se të njëjtit më pas janë cilësuar si të dyshuar për të cilët prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe janë duke u siguruar nga zyrtarët policorë.

“Prishtinë 21.11.2024-15:57. Raportohet se për motive të panjohura, i dyshuari mashkull kosovar, me armë zjarri, ka plagosur dy meshkuj kosovarë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore, po ashtu në një lokacion tjetër është gjetur dhe është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga predhat. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një personi, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri revole CZ. Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK dhe të njëjtit më pas janë cilësuar si të dyshuar për të cilët prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe janë duke u siguruar nga zyrtarët policorë”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika