“Erdhi dita”, Ymeri: Peci po e thotë që ka ardhur dita për t’i shpërblyer familjarët

Visar Ymeri, analist tha se reagimet e Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit ndaj subvencioneve ndërlidhen me slloganin e Lëvizjes Vetëvendosje të vitit 2019, e që respektivisht i bie që Peci ka thënë se “erdhi dita me i shpërbly familjarët tanë”, që fillimisht janë lajmëruar e kategorizuar me sektore e tani krijohen bizneset pas ardhjes së tyre.

Ymeri në “Debat Plus” të Televizionit Dukagjini tha se Qeveria aktuale e Kurtit dhe ministrat e tij po e përdorin metodën e fshehjes përmes gënjeshtrës.

“ Skema e Pecit është një prej skemave e përdorur në forma të ndryshme e industri të ndryshme. Këtu e ka gjetë shprehjen, me e plotësu slloganin e VV-së ‘erdhi dita’. Tash Peci ka thënë erdhi dita me I shpërbly tonët, deri tani menxi skemi prit. Jena ba gati I kemi lajmëru me daj e vllazni, ti merri me bujqësi, e ti me diçka. Tash, kur vijmë ne iu nisim bizneset. Janë biznese tëparegjistruara, nisme të bizneseve, ku njeriu e ka pasur veç token, se pastaj ja ka nis biznesit”, tha Ymeri.

Ymeri theksoi edhe shpërqendrimet e shumta që po i përdor Qeveria e Kurtit lidhur me skandalet e fundit.

“Kjo qeveri dhe ministrat e tij, po e përdorin qartazi modelin e fshehjes përmes gënjeshtrës. Përmes shpërqëndrimit të vëmendjes. Kjo ka ndodh, që 3 grantet janë problem, ata thojnë edhe ata më herët për shpërqëndrim, e dyta unë iu kam dhënë atyre, atyre, shikoni ata.  Me krejt duhet me u merr. Por a bën me u merr me vëllaun e Fitore Pacollit, dajen e pastaj me të tjerët. Dyshimi për ndikim politik vjen kur e di që Fitorja është kryetare e komisionit për bujqësisë dhe nga partia në Pushtet”, tha Ymeri.

Ymeri u shpreh se “Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka zbuluar asnjë aferë korruptive nuk e ka zbuluar vetë.”

Madje, Ymeri ka theksuar se Qeveria Kurti nuk duhet të i besohet qoftë edhe nëse thotë se po bie shi, “shkaku që gënjen vazhdimisht edhe kur nuk duhet dhe nuk lejohet”.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Të fundit nga rubrika