Sopjani: Incidentet në veri do të shtohen me nisjen e fushatës zgjedhore

Të martën në mbrëmje dy granata dore janë hedhur në oborrin e stacionit policor në Zveçan, për këtë juristi Shkelzen Sopjani ka theksuar se këto incidente do të shtohen me fillimin e fushatës zgjedhore.

Juristi Shkëlzen Sopjani ka paralajmëruar shtim të incidenteve në veri të Kosovës me nisjen e fushatës zgjedhore nga partitë politike në vend, duke përfshirë sulme sporadike si hedhja e dy granatave dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan mbrëmjen e së martës.

Ai ka theksuar se këto sulme janë paralajmërim dhe përshkallëzim serioz, duke sugjeruar që institucionet të shmangin përurimet e stacioneve të reja në këtë fazë dhe të fokusohen në mirëmbajtjen e sigurisë në terren.

“Granatat kenë prodhim serb, njihen që kanë një fuqi të madh. Por, kjo ndërlidhet me përurimin e stacionit të ri. Dhe unë besoj që tash veç kur kemi hyrë në fushatë të zgjedhjeve, besoj që do të intensifikohen veprimet edhe nga ana e Qeverisë në përurim të stacioneve edhe nënstacioneve në veri. Por edhe kundër reagimet  nga ana tjetër me sulme kështu sporadike apo të izoluara. Sepse nuk mendoj që do të kemi ndonjë kundër reagim i përmasave më të gjëra që do të mund të dilte situata jashtë kontrolli. Por do të kemi shtim të këtyre incidenteve të izoluara edhe pse mos të harrojmë që sulmi i fundit ke incidenti më serioz në muajt e fundit. Këtë e pash si përshkallëzim dhe tërheqje e vërejtjes nga ana e tyre”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

“Institucionet tona duhet të ndërrojnë qasjen, nuk kemi nevojë të bëjmë përurime të stacioneve të paktën në këtë fazë. Sepse policia ka kryer një punë të jashtëzakonshëm edhe puna policore veçse e ka mbërri kulmin e efektit në terren kjo vetëm duhet të mirëmbahet”, ka shtuar Sopjani përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika