E ardhmja e Granit Xhakës larg Arsenalit

Kohës së Granit Xhakës në Arsenal po i vije fundi, pasi mesfushori shqiptar, do të largohet përfundimisht nga skuadra këtë verë

Granit Xhaka, do të largohet përfundimisht nga skuadra e Arsenal këtë verë

Granit Xhaka do të largohet përfundimisht nga skuadra e Arsenal këtë verë.

Mesfushori me origjinë shqiptare do t’i jap fund karrierës në “Emirates” këtë verë.

Me topçinjtë, Xhaka ishte bashkuar gjatë verës së vitit 2016, dhe pas gjashtë viteve ai po kërkon një aventurë tjetër.

Me londinezët, 29-vjeçari ka zhvilluar në total 248 ndeshje, ku ka shënuar 14 gola, ka dhuruar 22 asistime dhe ka fituar katër trofe.

Tani, ai duket se do të kaloj në Serie A.

Granit Xhaka

Verën e vitit të kaluar, Xhaka ishte shumë afër t’i bashkohej Romës por gjithçka dështoi në momentet e fundit, mirëpo interesi i skuadrës së Jose Mourinho ende nuk ka vdekur dhe ata janë shumë të interesuar për Xhakën.

Sipas raportimeve, për Xhakën interes kanë shfaqur edhe skuadra si Udinese dhe Fiorentina.

Me shumë mundësi, e ardhmja e 29-vjeçarit do të jetë me një nga skuadrat e elitës së futbollit Italian.

Serie A mund të jetë liga e tretë e madhe për Xhakën, pas Bundesligës dhe Premier Ligës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika